Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama ka ironizuar rritjen e çmimeve në vend, por edhe ka paralelizuar situatën me atë të 9 viteve më parë.
Në një foto të vitit 2013, të cilën Greg e ka rishpërndarë, duken disa persona me kuaj dhe biçikleta që kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe për transport.
“Rritje e mirëqënies,“-shkruan Greg krahas fotos, duke nënkuptuar kohën kur çmimi i naftës ishte në nivele minimale, por qeverisja e paraardhësit të babait të tij, kishte trashëguar të tjera probleme.

