Deputeti Agron Gjekmarkaj, pas disfatës në zgjedhjet e 6 Marsit, ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion në Partinë Demokratike, duke vazhduar si një deputet i thjeshtë.
Pas dorëheqjes së tij dhe daljes kundër ndaj kryetarit Lulzim Basha, Gjekmarkaj si duket i është bashkuar grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në fotot e siguruara nga Panorama.al, Gjekmarkaj shihet bashkë me mbështetësit e Berishës, Flamur Nokën dhe Edi Palokën.

