Reperi shqiptar Rigels Rajku ose si ç’njihet me emrin e artit, Noizy ka surprizuar të gjithë fansat e tij me një super lajm.
Disa orë më parë, ai ka publikuar një foto në profilin e tij në “Instagram” ku njoftoi se do të mbajë një koncert në stadiumin Air Albania, duke e konsideruar më të madhin ndonjëherë të zhvilluar në Shqipëri.
Gjithashtu, Noizy ka treguar se në këtë koncert do të ketë edhe disa artistë ndërkombëtarë, por pa zbuluar emrat e tyre.
“Shumë shpejt ju jap datën për koncertin më të madh që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri për muzikë rap. Plus artistë ndërkombëtarë si të ftuar specialë”, u shpreh reperi në Instastory, dukengjallur kuriozitet tek të gjithë.

