Qytetarët e mbledhur përballë kryeministrisë janë shpërndarë në arteriet kyçe të kryeqytetit, ku fillimisht kanë bllokuar Unazën e Vogël në të dyja krahët. Mësohet se një pjesë e protestuesve do të shkojnë drejt Zogut të Zi ku do të bllokojnë dhe hyrjen kryesore për në kryeqytet.
Një pjesë e protestuesve kanë shkuar gjithashtu përballë ambienteve të drejtorisë së policisë, për të protestuar në lidhje me shoqërimet e protestuesve të bëra ditën e djeshme.
Drejtuesit e mjeteve duket se kanë rënë dakord me protestuesit duke fikur makinat dhe duke u bërë pjesë e protestës.
