Eleminimi i bujshëm i Paris Saint-Germain nga Real Madridi në Champions League nuk ka lënë shije aspak të mirë tek parizienët, duke i vënë në lëvizje që tani për të menduar për përforcime për sezonin e ardhshëm.
Nga sa raporton “Sport”, drejtuesit e Parisit janë hedhur në sulm për Araujo-n e Barcelonës, i cili pëlqehet për t’u vënë në krye të detyrës në repartin e mbrojtjes.
Vështirë të thuhet që tani a do kryhet ky transferim pasi Araujo ka deklaruar se do të rinovojë me klubin katalanas.
