Çifti i njohur i “SHowBizz”-it shqiptar, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë disa ditësh që po kalojnë pushimet e tyre në SHBA së bashku me vajzën e tyre Ajka, e cila duket se është kënaqur pafund.
Kjo kuptohet nga fotot e ndryshme qe Xhensila dhe Besi kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Madje së fundmi, Xhensila i ka bërë edhe një dedikim të bijës së saj.
Në disa foto të publikuara me Ajkën nga Disney World, Florida, ku vogëlushja shihet e veshur si Borëbardha, këngëtarja nuk ka ngurruar t’i dedikojë disa fjalë të ndjera vajzës së saj të vogël.
“Deri në fund të botës do vrapoj pas teje Ajka ime”, shkroi artistja krahas fotove.
