Këngëtarja shqiptare Blerina Braka është bërë së fundmi nënë për herë të dytë. Artistja solli në jetë një djalë të cilin e ka quajtur Bluid, një emër shumë unik.
Lajmin për ardhjen në jetë të birit të saj dhe emrin e tij, këngëtarja e bëri publik vetë nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Ajo publikoi dorën e vogëlushit, shoqëruar me një dedikim shumë emocionues.
“Zemra plot… Kjo ndjenje nuk ka fjale, eshte mrekulli. Mire se na erdhe Bluid, na plotesove familjen dhe na mbushe shpirtin. Faleminderit Zot”, shkroi Blerina krahas fotos.
