Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pediatria Infektive, Manastirliu inspekton punimet: Gati faza e dytë e projektit

11:43 / March 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
939923b4 6918 4da2 ab24 fb7f9f4e3188 1280x853 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas përfundimit të ndërtimit të Pediatrisë së re në QSUT e cila vlen për shërbimin e urgjencës, reanimacionit dhe kirurgjisë, nisi puna edhe për rikonstruksionin e Pediatrisë Infektive, e cila pësoi dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti i afro 3 viteve më parë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa inspektoi punimet që po kryhen për rehabilitimin e kësaj godine, tha se do të vijojë puna për përfundimin e plotë të projektit madhor të pediatrisë së QSUT.

“Ne kemi filluar një rehabilitim pjesor të godinës infektive, këtu ku kanë qenë dhe ish ambientet e urgjencës. Besoj që do t’i japim një organizim të ri edhe si shërbime. Sepse tashmë zgjerohemi në hapësira, por mbi të gjitha, do ta kthejmë në standardet më të mira, duke qenë se Pediatria Infektive pati edhe disa dëmtime nga tërmeti”, tha ministrja.

Gjatë inspektimit të punimeve, Manastirliu tha se pas fazës së parë të projektit të rehabilitimit të Pediatrisë, që u finalizua me Spitalin e ri Pediatrik të Urgjencës, Reanimacionit dhe Kirurgjisë Infantile, së shpejti do të vazhdojë faza e dytë e projektit të Pediatrisë Qendrore.

“Po vazhdojmë fazën e dytë të projektit të Pediatrisë Qendrore, ku shumë shpejt do të kemi edhe një finalizim dhe hapje të kantierit në atë godinë. Edhe aty do të kemi një riorganizim të shërbimit pediatrik, zgjerim të kapaciteteve, të hapësirave ashtu sikurse bëmë me fazën e parë ku tashmë çdo gjë shkon mirë në raport me punën në shërbimin e urgjencës, të reanimacionit dhe të kirurgjisë”, tha Manastirliu.

Investimi në kompleksin pediatrik në QSUT do të vijojë edhe me rehabilitimin e godinës ekzistuese dhe në total për dy fazat e projektit, vlera e financimit është 15 milion euro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.