Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka një vajzë të birësuar e cila quhet Polina Kovaleva. 26-vjeçarja bën një jetë përrallore duke shijuar luksin në çdo aspekt.
Mësohet se bukuroshja jeton në Londër dhe se jeta e saj është një festë pa fund. Këtë gjë e dëshmojnë më së miri fotot që vajza e Lavrov poston në Instagram.
Zbulimi se ministri i Jashtëm rus ka një vajzë të birësuar është bërë nga Maria Pevkic, kryekërkuesja e institutit të themeluar nga lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili është burgosur nga qeveria e Vladimir Putin.
