Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Durrës/ Kapet një Call Center, arrestohet 36-vjeçari ndërsa 3 të tjerë vihen nën hetim

12:03 / March 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestimm 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seksioni i Krimit Ekonomik në policinë e Durrësit vuri në pranga një 36-vjeçar në sajë të operacionit në një tjetër Call Center.

“Blutë” e Durrësit bëjnë me dije se, pas finalizimit me sukses të këtij operacioni është arrestuar L. K., 36 vjeç, banues në Durrës, ndërsa janë proceduar penalisht tre të tjerë.

Nga njoftimi i policisë, mësohet se arrestimi i tij u bë pasi, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, 36-vjeçari kryente mashtrime dhe transaksione financiare duke përfituar shuma të konsiderueshme parash nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Call me 2”.

Goditet një tjetër rast i përfitimit të shumave të mëdha monetare nëpërmjet mashtrimeve me anë të platformave elektronike.

Vihet në pranga 36-vjeçari që kryente këtë veprimtari kriminale, duke e mbuluar me aktivitetin e call center.

Procedohen penalisht 3 shtetas.

Në vijim të operacionit policor të koduar Call me”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Call me 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit L. K., 36 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit H. K., G. H. dhe A. D.

Në bashkëpunim me Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor,  si dhe për identifikimin  dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e atë ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.