Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si të zbulojmë herët sëmundjen kronike të veshkave?

15:48 / March 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e tmerrshmecfare u ndodh veshkave kur jeni duke mbajtur diete 6011abe17e0c5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sëmundja kronike e veshkave është një sëmundje e zakonshme dhe e dëmshme, e cila prek rreth 10 për qind të popullatës. Mungesa e shenjave të dukshme që në stadet më të hershme, fatkeqësisht ka bërë që pacientët të cilët vuajnë nga ndërlikimet kronike të veshkave të diagnostikohen në stadet më të rënduara, çka ka çuar në rritjen e vdekshmërisë së shkaktuar prej tyre. Kjo situatë është rënduar edhe më tepër gjatë dy viteve të fundit si shkak i pandemisë ku kujdesi në kryerjen e kontrolleve rutinë ka qenë edhe më i ulët.

Kategoritë e rrezikuara

Sëmundjet kronike të veshkave prekin këdo, por më të rrezikuarit janë: personat mbi 50 vjeç, pacientët që vuajnë nga diabeti, ata që kanë tension të lartë të gjaku, personat me një histori familjare të sëmundjeve të veshkave, pacientët që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, obezët, si dhe duhanpirësit. “Sëmundja e veshkave është më e zhvilluar tek njerëzit obezë duke përfshirë edhe ata që janë me diabet dhe hipertension. Obeziteti mund të çojë në sëmundjen kronike të veshkave indirekt duke rritur 2 tipet e diabetit, hipertensionin dhe sëmundjen e zemrës, dhe gjithashtu duke shkaktuar direkt dëme në veshka përmes rritjes së punës së veshkave dhe mekanizmave të tjerë. Reduktimi i obezitetit mund të na kursejë ose të zvogëlojë progresin e zhvillimit të sëmundjes kronike të veshkave”, bëjnë me dije ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik.

Si t’i zbulojmë herët?

Fillimet e hershme të sëmundjes kronike të veshkave nuk kanë shenja të dukshme që të kuptohet se jeni duke zhvilluar këtë sëmundje. Mund të ndodhë që individët mund të humbin deri në 90 për qind të funksionit të veshkës pa pasur asnjë shenjë të dukshme. Por, pavarësisht kësaj rrezikshmërie të lartë që paraqet dëmtimi i heshtur i funksionit të veshkave, nëpërmjet kontrolleve rutinë dhe disa testeve të thjeshta, mund të zbulohen herët problemet me veshkat. Mjafton kryerja e një analize urine për të parë praninë e proteinave në urinë dhe një test gjaku për të matur dhe mësuar nivelin e kreatininës në gjak. Ndërkohë që shenjat e avancimit të sëmundjeve kronike të veshkave janë: këmbë të ënjtura, lodhje, vështirësi në përqendrim, ulje oreksi dhe urinë me shkumë. Me konstatimin e këtyre shenjave ju duhet të kërkoni menjëherë ndihmën e specializuar mjekësore.

Ka disa mënyra për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së veshkave. Sipas autoriteteve të shëndetit publik, krahas kontrolleve periodike tek mjeku, rreziku për zhvillimin e sëmundjes kronike të veshkave mund të reduktohet nëse tregoni kujdes në stilin e përditshëm të jetesës, ku rekomandohet që të kryeni aktivitet fizik, të mbani nën kontroll nivelin e glukozës në gjak, të mbani nën vëzhgim të rregull tensionin arterial, të konsumoni sa më shumë lëngje të shëndetshme, të reduktoni mbipeshën, si dhe të kontrolloni funksionin e veshkave tuaja nëse keni një ose më shumë faktorë risku, si: diabet, hipertension arterial, jeni obezë, apo keni histori familjare të zhvillimit të sëmundjes (prindërit apo familjarë të afërt).

Disa masa për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të veshkave:

Qëndroni në formë dhe bëhuni aktivë.
Mbani nën kontroll nivelin e glukozës në gjak.
Monitoroni tensionin arterial.
Ushqehuni shëndetshëm dhe mbani nën kontroll peshën tuaj.
Konsumoni lëngje të shëndetshme.
Mos pini duhan.
Kontrolloni funksionin e veshkave tuaja nëse keni një ose më shumë faktorë risku si diabet, hipertension arterial, jeni obezë, apo keni histori familjare të zhvillimit të sëmundjes (prindërit apo familjarë të afërt).

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.