E shtuna e 12 marsit do të jetë një ditë që do të përcaktojë rrugën që do të ndjek lidershipi i Partisë Demokratike.
Sot Lulzim Basha është takuar në selinë e PD me sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi si dhe nënkryetarin e PD, Enkelejd Alibeaj, të dy mbështetës të tij.
Media ka mësuar se Lulzim Basha nuk ka ndërmend të deklarojë largimin nga drejtimi i partisë, pa hyrë më parë në një proces analize procesi i 6 marsit, nga i cili demokratët dolën të tretët.
Por edhe deputetët që kërkojnë largimin e tij nuk kanë qëndruar në heshtje. Këto dy ditë deputetët e PD po zhvillojnë takime të vazhdueshme mes tyre për të rakorduar qëndrimin që do të mbajnë në mbledhjen e grupit.
