Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

‘Thirri mendjes’, Rama i kthen përgjigje komentuesit: Protestat po bëhen nga njerëz që duan sherr!

20:38 / March 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
622b9f9138635fc9cc203 9772 4b96 8c6a 37c21d1160b8 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje disa prej qytetarëve që kanë komentuar pas reagimit të tij lidhur me protestat e zhvilluara për rritjen e çmimeve.
“Thirri mendjes se populli nuk është non grata po ka dalë për të drejtat e tyre që të mos fusi dorën askush në xhepin e tyre.”, shkruan një komentues.

Rama nga ana tjetër e ka sqaruar se populli është fjalë e madhe dhe se nuk është dhe as nuk përfaqësohet nga grupi i personave që dëshirojnë vetëm sherr dhe dalin nëpër protesta duke mos pranuar faktet.

Sipas kryeministrit njeriut që i preket xhepi nuk duhet të sulmoi qeverinë e cila prej shumë muajsh paguan diferencën gjithnjë e më të madhe mes çmimit real të energjisë dhe asaj në faturën e cdo familjeje. Ai tha se këtë luftë nuk e nisi Shqipëria, por tani duhet ta përballojmë të bashkuar me dinjitet, sepse tragjedia e vërtet është ajo që po ndodh në Ukrainë dhe jo kjo këtu.

Edi Rama: Populli është fjalë e madhe shumë, nuk janë as njëmijë as dymijë dhe as dhjetë mijë vetë po deshe, të tërhequr në rrugë nga njerëz pa arsye, të cilët nuk pranojnë faktet dhe shajnë e bëjnë thirrje për sherr! Sa për të drejtat, ato të siguroj që i di shumë mirë dhe i mbroj me të gjitha fuqitë, por kur një luftë prek xhepin njeriu nuk i turret qeverisë me të shara, ndërkohë që qeveria paguan prej muajsh diferencën gjithnjë e më të madhe mes çmimit real të energjisë dhe çmimit në faturën e çdo familjeje! Kjo është e papranueshme dhe prandaj këtë s’e bën kurrë populli, po manipulatorët e mirënjohur që hedhin gurin e fshehin dorën, duke nxjerrë nëpër rrugë fanatikët e tyre për të ndjellë njerëz të mërzitur e të keqkuptuar me situatën! Këtë luftë që nuk e nisi Shqipëria, nuk e ndalon dot Shqipëria dhe nuk e di askush sa do të vazhdojë, duhet ta përballojmë të bashkuar me të vërtetat dhe me durim e dinjitet, sepse tragjedia e vërtetë është ajo që ndodh në Ukrainë, ndersa ne do t’ia dalim edhe kësaj siç ia dolëm të tjerave më parë!

Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.