Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

HERE po krijon harta në 3D të Shqipërisë

21:47 / March 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
here1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

HERE Technologies, në përpjekje për të krijuar hartat digjitale më të përparuara dhe të azhurnuara në botë, po mbledh të dhëna të  sakta të rrugëve dhe po kap imazhe panoramike të tyre në shumë vende të botës.

HERE,duke përdorur teknologji të përparuar për kapjen dhe përpunimin e këtyre informacioneve, siguron respektimin dhe mbrojtjen e privatësisë.

HERE Technologies, si një udhëheqës global për hartat digjitale dhe shërbimet e vendndodhjes, në përpjekje për të paraqitur në të ardhmen sa me të afërt hartat më të përparuara në botë, do të hartëzojë pjesë të Shqipërisë në forma jashtëzakonisht të sakta dhe precize tre-dimensionale (3D).

HERE, për të arritur të dhëna shumë të sakta rrugore që përfshijnë sinjalet rrugore horizontale dhe vertikale, përdor një automjet të pajisur me teknologjinë më të fundit i cili do udhëtojë nëpër rrugë gjatë muajit Mars dhe Prill 2022. Makina e branduar qartë me emrin HERE, do të kapë gjithashtu imazhe 3D  të nivelit të rrugës, si dhe pika të tjera interesi siç janë dyqanet, stacionet e karburantit dhe restorantet. Këto informacione do të përdoren për të krijuar harta të detajuara të Shqipërisë, dizajnuar për të mbështetur lëvizjen e automjeteve dhe shërbime të tjera të avancuara, që rrisin dhe përmirësojnë  sigurinë rrugore, zvogëlojnë bllokimet e trafikut dhe mundësojnë që njerëzit të lëvizin  më lehtë në zonat urbane.

Në javët e ardhshme, automjeti do të udhëtojë në të gjitha rrugët kryesore nëpër të gjithë vendin dhe në rrugët e disa qyteteve. I gjithë procesi zhvillohet pa probleme dhe nuk ndërpret qarkullimin e rregullt të trafikut.

HERE, është e përkushtuar dhe angazhohet  të respektojë dhe mbrojë privatësinë e njerëzve. Imazhet e kapura ruhen në automjet dhe më pas transferohen në formë të koduar dhe ruhen në një strukturë të sigurt. Ato përpunohen me programet kryesore të industrisë dhe algoritme të përparuara për të zbuluar dhe për të mbuluar imazhet e fytyrës dhe të targave. Imazhet publikohen vetëm pasi të jenë mbuluar numrat e targave dhe fytyrat e njerëzve.

Në raste të rralla, kur në një imazh nuk janë mbuluar në menyre te saktë këto të dhëna, HERE  lehtëson raportimin për këdo. Vizitoni imazhin online dhe klikoni në linkun “Report Image”  në këndin e poshtëm  të hartës.

Ju lutemi vizitoni http://www.here.com/en/drive-schedule  për të mësuar më shumë rreth projektit, dhe për të mësuar se si HERE mbron privatësinë tuaj dhe si të shijoni përvojën e pasur të hartave.

Rreth HERE Technologies

HERE u siguron njerëzve,bizneseve dhe qyteteve mundësinë për të zotëruar fuqinë e vendndodhjes. Duke i dhënë kuptim botës përmes prizmit të vendndodhjes, ne i fuqizojmë klientët tanë që të arrijnë rezultate më të mira – nga ndihma e një qyteti për të menaxhuar infrastrukturën e tij ose një ndërmarrje për të optimizuar pasuritë e saj deri tek udhëzimi i drejtuesve të automjetev  drejt destinacioneve të tyre në mënyrë të sigurt.

Për të mësuar më shumë rreth HERE, përfshirë gjeneratën e re të platforms së shërbimeve, vizitoni adresën: http://360.here.com.

3D harta here
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

09:44 / May 14, 2026

Studim: IA ndryshon sjellje kur biseda bëhet agresive dhe me tension

22:00 / April 23, 2026

Njerëzit nuk kanë qenë kurrë kaq larg Tokës, “Artemis II” thyen rekordin historik të “Apollo 13” në Hënë

20:59 / April 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.