Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

16 marsi, dita kur Basha dhe Kryemadhi varrosën protestën politike

20:58 / March 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1528185429 monikakryemadhilulzimbasha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dritan HILA

“Terminologjia revolucionare e Bashës dhe Kryemadhit tashmë nuk emocionon askënd. Oferta e tyre është po ajo e 2013-ës”

Me mbylljen e mitingut te 16 marsit, ishte edhe epilogu i mitingjeve te stileve partiake.

Askush më nuk gënjehet të shkojë në mitingje të thirrur nga partitë përveç hallexhinjve që duan një vend pune si militantë.

Ata që rrethonin Bashën dhe Kryemadhin duke parë mrrolshëm rreth e rrotull gjatë mitingut, nga pamja duken se nuk e kanë haberin të votës së lirë ,  apo luftës kundër trafiqeve. Janë prototipat e gjysmanalfabetëve që rriten kampeve rinore të partive dhe kopje të shëmtuara të skuadroneve të sulmit të partive ekstremiste.

Po ashtu gjuha e politikanëve të dorës së dytë që flasin gjatë mitingut apo pas tij i ngjan asaj që përdornin të fortët e lagjes para 20 viteve çka tregon mungesë inteligjence dhe vizioni.

Terminologjia revolucionare e Bashës dhe Kryemadhit tashmë nuk emocionon askënd. Oferta e tyre është po ajo e 2013-ës. Për më tepër të dalësh ditën e Gërdecit që edhe vetë Berisha e cilëson krim shtetëror me Fatmir Mehdiun në ballë, është e tepërt edhe për gustot e trashura të shqiptarëve.

Ndërkohë Tiranës as ia ndiente fare për çfarë zhvillohej kjo protestë dy rrugica larg bllokut. Kafenetë ishin plot dhe jeta pati ritmin normal të një dite të zakonshme te shtune.

Ata që protestonin ishin militantë apo punonjës bashkish të opozitës të ardhur nga rrethet por askush nga elektorati gri nuk prish terezinë për disa që duan të përzënë socialistët nga zyra që të hyjnë vetë.

Protesta e 16 marsit ishte fundi i protestës partiake. Njerëzit që jemi lodhur duke i parë nëpër tribuna, që duan të hyjnë rishtas në zyra për ta vazhduar aty ku e lanë, nuk gënjejnë dot më askënd me parullat për vjedhjet e ekonomisë apo votës që blen Rama, sepse i kanë bërë vetë me pashë, kur ishin ne pushtet dhe askush nuk beson se nuk do ta bëjnë prapë, nëse kthehen.

Nuk kanë as vullnet të hapin sistemin, si një akt sublim përpara asgjësimit të pashmangshëm që po i bëjnë vetes, në mënyrë që alternativa të reja të dalin. E pra kështu si janë katandisur, një kopje qesharake e mitingjeve të ‘90-ës, nuk i dhimbsen askujt.

Kanë filluar që vendin e tyre ta zënë studentët që protestojnë për arsimin, mjekët që protestojnë për dhunën, blegtorët që ankohen për shishen e qumështit që kushton më lirë se një bidon ujë. Këta po, që prekin zemrat e qytetarëve; këta janë njerëzit që përfaqësojnë hallet reale të Shqipërisë dhe janë zëri dhe lëngimi i saj. Pa, për ca që kanë dalë me lugë ne brez dhe kujtojnë se shqiptarët i besojnë, gënjejnë veç veten. Shqipëria ka ndryshuar dhe nuk pranon më demagogjinë. Dhe për këtë kanë meritë të gjithë ata që e kanë ngopur me profka dhe veleritur: nga Berisha tek Basha e deri tek Rama.

HILA Kryemadhi protesten tirananews.al varrosen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.