Protesta masive e qytetarëve ndaj rritjes së çmimeve në vendin tonë ka marrë një vëmendje kryesore. Lidhur me të ka patur edhe një reagim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Meta ka shpërndarë pamje nga turma dhe i bëri apel policisë që të lirojë të arrestuarit.
Presidenti thekson në reagimin e tij se populli ynë meriton përulësi nga klasa politike.
“Ky është populli ynë i jashtëzakonshëm, që meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike!
Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike!” , thuhej në postimin e Metës.
