Sot është duke u mbajtur një mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ku pothuajse të gjithë deputetët i kërkuan Lulzim Bashës të japë dorëheqjen për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme të PD-së.
Mësohet se tashmë kjo mbledhje është drejt fundit ndërsa pritet me shumë interes ajo që do të thotë Lulzim Basha në fund. Pritet të kuptohet nëse kryedemokrati do të zgjedhë të largohet nga drejtimi i partisë apo ajo.
Mbledhja ka vijuar me tone të ashpra që prej fillimit ku gjatë mesditës u shënua edhe një incident me deputetin Ervin Salianji, i cili pati debate të forta me Oriola Pampurin dhe vetë Lulzim Bashën. Mësohet se teksa Salinjai kërkoi largimin e Bashës për shkak të rezultateve të dobta në zgjedhje, Pampuri bëri përgjegjës të gjithë Grupin Parlamentar gjë që ka shkaktuar reagimin e deputetit të qarkut të Korçës.
Në këtë moment, teksa debati mes Pampurit dhe Salianjit ishte në kulm, ndërhyn Basha me zë të lartë kundër nënkryetarit të Grupit Parlamentar. Në debat e sipër, pranë zyrave të mbledhjeve mësohet se është tentuar edhe goditja e Salinjanit nga mbështetës të Bashës, gjë që është shmagur.
Si përfundim Grupi Parlamentar arriti në konkluzionet që duhet të largohen Lulzim Basha dhe Sali Berisha dhe drejtimin e partisë ta marrë një grup i përbashkët mes deputetëve që mbështesin Bashën dhe atyre që mbështesin Berishën me qëllim bashkimin e partisë. Thuhet se Lulzim Basha është shprehur i gatshëm të tërhiqet dhe tani pritet vendimi i Berishës.
