Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamemtar të Partisë Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka dhënë një prononcim për mediat duke bërë publik edhe qëndrimin e tij lidhur me situatën aktuale në selinë blu.
Bardhi deklaroi se i ka kërkuar të 2 aktorëve kryesorë, Berishës dhe Bashës që të bëjnë në hap pas që PD të kthehet në alternativë qeverisëse.
Ai vijoi më tej duke u shprehur se secili prej nesh duhet të kapërcejë veten pasi demokratët kanë nevojë për zgjidhje.
“I kam kërkuar pas vënies në dispozicion të pozicionit të tij për të zgjidhur situatën i kam kërkuar tërheqjen bashkë me Berishës si rrugë për të gjetur një zgjidhje dhe PD të bëhet alternativë qeverisëse. Do të duhet të gejmë një zgjidhje përtej 2 individëve. Sa kohë ka një problematikë të shkaktuar nga dy individë, duhet të gjejmë rrugën e zgjidhjes për të bashkuar demokratët. Vetëm duke lënë mënjanë luftën, mund të fitojmë e të bëhemi alternativë qeverisëse.
Z.Basha u shpreh i gatshëm jo vetëm për hap pas por për tu bërë pjesë e zgjidhjes duke kapërcyer veten pozicionin e tij. Seicili prej nesh do duhet të kapërcejë veten. Demokratët kanë nevojë për zgjidhje, zgjidhja vjen vetëm përmes bashkimit.
Interesi i PD duhet të prevalojë mbi cdo interes personal. Basha u ofrua për të qenë në dispozicion të zgjidhjes. Ky është lajmi sot.
Sa kohë ka një krizë në PD, të shkaktuar nga një vendimmarrje e z. Basha për Berishën, të dy janë kthyer në problem për PD, të dy duhet të tërhiqen që ti hapur rrugë zgjidhjes“, tha Bardhi.
