Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe bërjes publike të deklaratave të dhëna pas saj nga të pranishmit në të, ka reaguar nëpërmjet postimi edhe Grupi i Rithemelimit të PD-së.
Deklarata e plotë:
Kaq dite pas katastrofes elektorale ku e katandisi Partine Demokratike, ish kryetari Lulzim Brava mendon se mund të marrë zvarrë edhe deputetet e Grupit Parlamentar te kesaj partie.
Pasi i eshte pervjedhur gjithe jeten e tij politike pergjegjesise per serialin e humbjeve, edhe kesaj here kerkon t’i shpetoje asaj duke e vene veten tashme i damkosur si humbes serial dhe peng mjeran në një hap me Sali Berishën.
Grupi parlamentar dhe demokratet nuk jane sot para dilemes: Berisha apo Basha. Për Sali Berishën dhe kanditatet e SHL votuan në 6 Mars me gjithe logon e rrembyer 70 për qind e demokratëve, ndersa PD e vules, braves pengut dhe bunkerit u rendit e treta per here te pare ne 30 vjet qe nga dita e themelimit te saj.
PD e vules dhe logos se rrembyer u katandis ne kete dite sepse Lulzim Brava, peng i aferave dhe pazareve, injoroi dhe mohoi vullnetin e demokrateve dhe voten e tyre te lire brenda PD-se.
Pergjigjen ata e moren ne 6 Mars!
Zgjidhja e vetme eshte bashkimi permes rikthimit tek vota e lire! Anetaret, drejtuesit, deputetet e PD e kane vendin e tyre te pamohueshem ne Partine Demokratike te votes se lire. Kush ka frike voten e lire te demokrateve nuk ka moral te kerkoje voten e shqiptareve!
Çdo demokrate dhe demokrat duhet te kuptoje se perjashtimet dhe mungesa e votes se lire jane vdekja e nje force politike!
Ringritja dhe fitorja kalojne jo duke u bere vegel apo kukull e ndokujt, por vetem permes bashkimit i cili realizohet vetem me nje kusht: Vota e lire!
