Sot nuk kanë munguar protestat edhe në qytetin e Durrësit ku qytetarët janë mbledhur për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Nga sa është mundur të mësohet, protesta u zhvillua tek Stacioni i Trenit pasditen e kësaj të shtune.
Në këtë protestë, qytetarët bllokuan rrugën për 40 minuta por më pas ndërhyri policia duke i larguar nga rruga. Pas ndërhyrjes së uniformave blu, qytetarët u pozicionuan në anë të rrugës pa e penguar qarkullimin.
