Gjatë deklaratës së dhënë sot për gazetarët, kryedemokrati Basha nuk pranoi të jepte dorëheqjen edhe pse i’u kërkua një gjë e tillë nga shumë deputetë të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Basha tha sot se nuk mund të bëhej kokë turku, por se ishte i gatshëm të ofrohej për çdo zgjidhje të mundshme, por nuk e përmendi asnjëherë largimin.
Për rrjedhojë, Lulzim Basha vijon të jetë në krye të demokratëve. Por cili është skenari i deputetëve të PD-së tani?
Thuhet se skenari i parë dhe më i arritshmi në kohë të shkurtër është përjashtimi i Bashës nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Mjatfton që të bëhet më shumë se gjysma e grupit që kërkojnë këtë dhe përmes një letre njoftojnë kryetaren e Kuvendit për vendimin e marrë duke bërë që kryetari të mos jetë në pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së.
Ka edhe një skenar tjetër, i cili duket më i pamundur për shkak edhe të faktit se partia duket tejet e demoralizuar. Ai është mbledhja e Kuvendit dhe kërkesa për shkarkimin e kryetarit të demokratëve dhe zgjedhja e një kryetari të ri.
