Kjo është java e 29-të e Serie A e cila rezervon përballje mjaft interesante, me njërën prej tyre që luhet pak minuta më vonë në “San Siro” mes Milanit dhe skuadrës së shqiptarëve, Empoli.
Në këtë takim, kuqezinjtë e teknikut Stefano Pioli do të kërkojnë 3 pikët për të vazhduar rrugën drejti fitimit të titullit kampion, ndërsa Empoli do të tentojë surprizën me dy shqiptarët në fushën e lojës që nga minuta e parë.
Për këtë ndeshje janë bërë publike edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, ku Nedim Barjami dhe Kristian Asllani kanë një mision të vështirë, të ndalin Milanin në “San Siro” me takimin që nis në orën 20:45.

