Cristiano Ronaldo ka ditur të bëjë sërish diferencën në një ndeshje shumë të rëndësishme për ekipin e tij, Manchester United. Ai ishte padyshim protagonisti kryesor i ekipit në këtë përballje direkte kundër Tottenham, që me 3 golat e tij arriti të mposhtë kundërshtarin direkt për zonën Champions duke udhëhequr ekipin e tij përpara.
Me hat-trick-un e realizuar sot në fitoren 3-2 ndaj “Spurs”-ave, portugezi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit me plot 806 gola në karrierë.
Ndërkohë, golat për Tottenham u rshënuan nga Kane me 11-metërsh dhe një autogol i Harry Maguire.
“Djajtë e kuq” me këtë fitore ngjiten përkohësisht në vendin e 4 me 50 pikë.
