Një 22-vjeçar është plagosur me thikë në Roskovec. Mësohet se krimi është vazhdim i ngjarjes së ndodhur më 24 shkurt, ku sërish shënjestra ka qenë 22-vjeçari i plagosur sot me thikë.
Më 24 shkurt, Goga u rrëmbye, u dhunua dhe kërcënua nga dy vëllezërit Ajdini, pasi i kishte ngacmuar të dashurën njërit prej tyre.
Ishte vetë 22-vjeçari që denoncoi rrëmbimin e tij pasi u lirua dhe policia arrestoi dy vëllezërit Ajdini. Ndërsa sot ka qenë kunati i dy vëllezërve që e ka sulmuar duke e plagosur me thikë të riun.
