Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Formula, sa do fitojnë tregtarët për karburantet. Zbardhet Akti Normativ

15:51 / March 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nafte karburatn 954 768x511 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akti Normativ për ngritjen e Bordit që do të përcaktojë çmimit me te cilin do të shitet benzina, nafta dhe gazi në tregun me pakicë, ka përcaktuar marzhet e fitimit. Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, shoqëritë e tregtimit me shumicë do të kenë të drejtë të bëjnë një shtesë në çmim, jo më shumë se 1%, ndërsa për shoqëritë e tregtimit me pakicë lejohet një shtesë, jo më shumë se 5%.

Sipas formulës së miratuar, për përcaktimin e çmimit final, referencë do të jetë çmimi i shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë nga mbledhja e Bordit të Transparencës, ndërsa më pas do të shtohet një vlerë premio prej 20 USD/ton dhe taksat e tatimet, sipas ligjit në fuqi. Këto të fundit përmbëjnë mbi 50% të çmimit final, me të cilin tregohen karburantet në vendin tonë. Paralelisht, Akti Normativ përcakton se çmimi tavan do të përcaktohen çdo javë ose kur Bordi e vlerëson të nevojshme për t’u mbledhur.

Çmimi i miratuar nga ky bord është i detyrueshëm për çdo pikë karburanti, ndërkohë që në rast të shkeljes së tij është Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, që do të ketë të drejtë aplikimin e gjobave, që për shoqëritë e tregtimit me shumicë është 10 milionë lekë, ndërsa për shoqëritë e tregtimit me pakicë 2 mln lekë. Në rast përsëritjeje, këtyre gjobave i shtohet edhe heqja e licencës së tregtimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026

Zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë, 3 shkencëtarë fitojnë Nobelin në mjekësi

13:03 / October 5, 2026

Taulant Balla: Do miratojmë reformën territoriale, na duhen bashki të forta

12:45 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.