Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa lekë do t’u mbahen punonjësve dhe bizneseve për kontribute pas rritjes së pagës minimale?

20:01 / March 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leket
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paga minimale në shkallë vendi është rritur me 2 mijë lekë, duke u regjistruar në 32 mijë lekë. Vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe shtrin efektet financiare nga data 1 Prill 2022. Sipas vendimit, paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të dhe jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Ndërkohë që paga bazë minimale orare përçaktohet në 183,9 lekë. Rritja e pagës minimale nga ana e qeverisë u afrua si vendim, në formë kompensimi për punonjësit, për shkak të rritjes së çmimeve të produktet e shportës mesatarisht në 20 për qind, pasi ishte parashikuar të hynte ne fuqi më 1 Korrik. Megjithatë ndryshimi i pagës minimale sjell edhe rritjen e kostove për bizneset dhe individët, pasi duhet të paguajnë më shumë kontribute për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Kështu, me pagën minimale që aplikohej deri më tani prej 30 mijë lekësh bruto, një i punësuar merrte neto 26.640 lekë, ku 3360 lekë nga paga shkonin për sigurime shoqërore dhe shëndetësore të paguara vetëm nga punonjësi, ndërsa punëdhënësi paguante 5010 lekë. Me pagën e rritur në nivelin 32 mijë lekë bruto, një i punësuar do të marrë neto 28.416 lekë në muaj, dhe do të paguajë 3584 lekë kontribute, ndersa pjesa tjetër prej 5344 lekësh paguhet nga punëdhënësi. Kështu, një punonjës do të paguajë 224 lekë më shumë nga paga në muaj ndërsa një biznes do të paguajë 334 lekë në muaj më shumë për çdo të punësuar.

Detyrimet e pagës minimale aktuale

Paga bruto 30 mijë lekë/muaj

Paga neto 26.640 lekë/muaj

Detyrimet e punëdhënësit 5010 lekë/muaj

Detyrimet e punonjësit ku 3360 lekë/muaj

Detyrimet e pagës minimale të ndryshuar

Paga bruto 32 mijë lekë/muaj

Paga neto 28.416 lekë/muaj

Detyrimet e punëdhënësit 5344 lekë/muaj

Detyrimet e punonjësit ku 3584 lekë/muaj

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.