Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Raundi i katërt i bisedimeve shtyhet të martën, Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën

20:52 / March 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4 51
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raundi i katërt i  bisedimeve Rusi-Ukrainë  do të vazhdojë të martën, njoftoi këshilltari presidencial ukrainas, Mykhaylo Podolyak.

“Kemi marrë një pauzë teknike deri nesër për negociatat, grupet e punës do të duhet të punojnë pak  më shumë në sqarimin e disa përkufizimeve. Negociatat do të vazhdojnë“.

Pala ruse dhe ajo ukrainase mbajtën të hënën raundin e 4 të negociatave përmes një lidhjeje videoje  , ndërsa negociatori ukrainas tha se dialogu  është i fokusuar  në vendosjen e një armëpushimi dhe tërheqjen e trupave ruse, e pas kësaj mund të flitet për marrëveshje politike. Tre raundet e para të bisedimeve mes palëve në Bjellororusi dhe një takim i ministrave të jashtëm të dy vendeve në Antalia të Turqisë rezultuan pa sukses.

E ndërkohë që bisedimet e raundit të katërt ishin në zhvillim bombardimet vazhduan në Kiev duke i marrë jetën të paktën një personi.

Deri më tani Ukraina është treguar e hapur të negociojë por ka thënë se dorëzimi nuk është në planet e tyre.

Presidenti Volodymy Zelensku po ashtu tha se ekipet e tij po punojnë për të rregulluar një takim të tij me Vladimir Putin, në mënyrë që të arrihet paqja.

Rusia ka kërkuar më herët që Ukraina të ndryshojë kushtetutën e saj për të ruajtur neutralitetin në mënyrë që të mos bashkohet dot me NATO-n apo BE-në,  si dhe të pranojë Krimenë si territor rus e të njohë Donetskun e Luhanskun si territore te pavarura.

Leonid Slutsky, një anëtar i ekipit negociator të Rusisë, i tha rrjetit televiziv shtetëror RT se po shohin përparim në negociata.

“Sipas pritshmërive të mia personale, ky progres mund të shndërrohet në ditët në vijim në një qëndrim të përbashkët të të dy delegacioneve dhe në firmosje dokumentash”, tha ai.

bisedimeve raundi 4 sulmoje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen dhe Macron mbështesin thirrjen e Ukrainës për armëpushim

19:48 / October 11, 2026

Skandal korrupsioni në Ukrainë, Zelensky pezullon prokurorin e përgjithshëm pasi ai largohet nga vendi

20:57 / September 14, 2026

Ukraina godet një nga rafineritë më të mëdha të Rusisë

14:38 / August 30, 2026

Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës

14:00 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.