Bomberi francez, Karim Benzema po kalon momente tëshkëlqyerakëtë sezon me Real Madridin. Deri më tani, sulmuesi ka realizuar 32 gola dhe 13 asistime në 33 ndeshje deri më tani, duke arritur rekordin si golashënuesi më i mirë francez i të gjitha kohërave.
Me dy golat që shënoi mbrëmjen e djeshme kundër Mallorca, njëri prej të cilëve ishte penallti, në fitoren 3-0 të Madridit, Benzema arriti në 413 gola në karrierën e tij (311 në Real, 66 në Lyon dhe 36 për kombëtaren franceze) dhe la pas Henry me 411 gola.
Ish-ylli i Arsenalit, përveç 228 golave të tij për Topçinjtë, shënoi 28 për Monacon, 52 për NY Red Bulls, 49 për Barcelonën dhe tre për Juventusin, dhe 51 për Francën.
