Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti Meta dekoron kompozitorin Vladimir Kotani me titullin “Mjeshtër i Madh”

10:37 / March 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 5 675x450 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompozitori i mirënjohur shqiptar i muzikës së lehtë, Vladimir Kotani u dekorua sot nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Në vlerësimin e dhënë për artistin e shquar, thuhej: “Në vlerësim të kontributit artistik shumëvjeçar, për krijimtarinë e vyer dhe pasurimin e vlerave artistike të muzikës shqiptare. Me mirënjohje institucionale për përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj muzikës së lehtë dhe jo vetëm, duke na dhuruar një larmi të pafundme këngësh e melodish, që kanë mbetur të paharruara në kujtesën e artdashësve shqiptarë.”

Ndërkohë, në fjalën e mbajtur drejtuar familjarëve dhe kolegëve të Vladimir Kotanit si dhe para personaliteteve të tjerë të artit të cilët ishin të pranishëm në ceremoni, Presidenti Meta u shpreh:

“Jam i lumtur që ndodhem mes kaq shumë personaliteteve të dashur nga qytetarët tanë, për të vlerësuar njërin prej jush, kompozitorin e mirënjohur Vladimir Kotani.

Çdo vlerësim, për një figurë të shquar të artit e muzikës, është shenjë e mirënjohjes sonë, për punën e përkushtuar e të jashtëzakonshme, që ju keni bërë dhe vazhdoni për të pasuruar fondin e muzikës sonë.

Vladimir Kotani është një nga kompozitorët më të shquar të vendit. Mbi 1500 këngë shqiptare të muzikës së lehtë mbajnë firmën e tij.

Në memorien tonë, emri i kompozitorit të mirënjohur Vladimir Kotani është i lidhur ngushtësisht me festivalet e këngës të fund vitit në Radio Televizion, që mezi i prisnim.

Dëshiroj të përmend vetëm disa nga këngët fituese të çmimeve të para, në festivalet e këngës si: “Në moshën e rinisë”, “Çel si gonxhe dashuria”, “Kur e humba një dashuri”, “Lot me ty o djalë se ta di merakun”.

Krijimtaria e kompozitorit Kotani ka prekur të gjitha temat e kohës, por dashuria ka qenë lajtmotivi i shumë prej këngëve të tij, gjë që e ka bërë të dashur për artdashësit e të gjithë brezave.

Veprimtaria e Vladimir Kotanit është shtrirë edhe në kompozime për: muzikë filmash artistikë, dokumentar e vizatimor; muzikë për Teatrin Kombëtar e për Teatrin e Kukullave; serenata, arie, fantazi për fizarmonikë e orkestër, pjesë orkestrale për orkestra frymore e valle simfonike.

Krahas kompozimit z. Kotani, ka dhënë një ndihmesë të madhe në përgatitjen, kualifikimin dhe afirmimin e talenteve të reja, këngëtarëve, muzikantëve e grupeve artistike, kudo në Shqipëri.

Zoti Vladimir Kotani në rolin e tij si pedagog i Universitetit të Arteve ka formuar me dhjetëra artistë e këngëtarë të rinj, të cilët sot performojnë në skena të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Ndërkohë, si drejtues e udhëheqës artistik i Pallatit të Madh të Kulturës, Tiranë, ka kontribuar në pasurimin e jetës kulturore e artistike të kryeqytetit dhe jo vetëm, si dhe në edukimin estetik, artistik dhe kulturor të rinisë.

Vladimir Kotani është nderuar e vlerësuar shpesh gjatë karrierës së tij të gjatë. Këngët e tij vazhdojnë të transmetohen me sukses, në ditët e sotme dhe të këndohen nga brezat më të rinj të këngëtarëve shqiptarë.

Shumë nga këngët e Kotanit janë tashmë pjesë e fondit të artë të muzikës së lehtë shqiptare, me stilin e tyre të veçantë e karakteristik dhe me motivet dhe ngjyrat e tyre kombëtare.

Vladimir Kotani vazhdon të kompozojë me dashuri e frymëzim siç ka bërë për rreth 47 vjet të karrierës së tij. Unë jam i bindur, që nga dora e tij do të vazhdojnë të dalin kompozime e melodi të bukura, që do të këndohen në dekadat që vijnë.”

cfc754e6 3cdf 45f5 97a9 be81723c19d6 525x350 1
c26c1fa6 7c9d 4a95 a854 27658108fa67 525x350 1
770b2ef0 5f80 4a17 9f36 cbb4f447e954 525x350 1
meta 5 675x450 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026

Zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë, 3 shkencëtarë fitojnë Nobelin në mjekësi

13:03 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.