Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Finalja e Conference League / Drejtuesit e institucioneve kryesore trajnohen mbi sigurinë nga FSHF dhe UEFA

11:09 / March 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-s do të mundësojë zhvillimin e një trajnimi të përbashkët me temën “Safe & Security” në sajë të organizimit të finales së UEFA Conference League e cila do të luhet më datë 25 maj në Tiranë.

Flitet për një aktivitet me pjesëmarrje të nivelit të lartë ku të pranishëm do jenë drejtues institucionesh duke filluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, kompanitë e sigurisë, Policisë së Shtetit, Shërbimit Zjarrfikës, Shërbimit të Urgjencave Mjekësore dhe Kryqit të Kuq.

Ky trajnim është në vazhdën e përgatitjeve, planeve dhe masave paraprake te ndërmarra nga UEFA, në bashkëpunim të ngushtë me FSHF-në për të mundësuar organizimin e ndeshjes finale të Conference League, me parametra maksimale sigurie dhe shërbimi, gjatë atmosferës festive që do të krijohet më datën 25 maj në Tiranë.

Pas ciklit të trajnimeve me trajnerët e shërbimit të sigurisë “steward” të zhvilluar në muajin shkurt, ky aktivitet i pasuar edhe nga trajnimi i muajit prill për Policinë e Shtetit, jep mundësinë e shkëmbimit të përvojave më të mira evropiane në fushën e menaxhimit të ngjarjeve masive të këtyre përmasave dhe garantojnë një finale festive dhe të sigurt për gjithë sportdashësit, ekipet, stafet e tyre dhe gjithë qytetarët e Tiranës.

Duke qenë se bëhet fjalë për një event të jashtëzakonshëm dhe madhështor për Tiranën dhe Shqipërinë, masat që duhen marrë nga organizatorët duhet t’i përgjigjen në nivel maksimal organizimit të kësaj finaleje të madhe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026

Rama: “Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas”

15:38 / September 27, 2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen sot në sheshin “Skënderbeu”

14:41 / September 27, 2026

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.