Paraditen e sotme, një makinë e cila ndodhej e parkuar në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re është përfshirë nga flakët.
Nga dyshimet paraprake mendohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjetin në pronësi të shtetasit me iniciale E. B.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
