Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Shqipëria gati për anëtarësim”, Rama mbi integrimin: BE po na vonon, por puna vijon me të njëjtin ritëm

12:03 / March 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0AB5143C E239 1844 BDC0 ED0BF349E3C0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në konferencën e përbashkët për shtyp me zv. presidentin e KE-së, Josep Borell, kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij se Shqipëria është tashmë gati për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian, por kjo e fundit po vazhdon të mos mbajë premtimet, duke theksuar faktin se puna po çalon tek vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Rama e vuri theksin tek fakti se Shqipëria është e gatshme për anëtarësimin, por “s’do të humb gjumin” , pavarësisht vonesave nga ana e BE, pasi puna do të vijojë me të njëjtin ritëm.

“Kemi diskutuar mbi shqetësimin e madh që është krijuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasoja e saj që janë shfaqur në Europë dhe jo vetëm. Fillimisht në formën e rritjes së çmimeve dhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si edhe qëndrimin e Shqipërisë si edhe BE ;lidhur me agresionin e Rusisë mbi Ukrainën. Pjesë ë diskutimit ka qenë edhe ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe konkretisht e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim, gjë për të cilën besoj se Borrel do flas vet. Unë kam përsëritur atë që dihet botërisht se Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion, si pozicionin e saj natyral dhe jo se na e ka kërkuar njeri. Ne jemi anëtar krenar të NATO-s, jemi krenarë për qenien tonë europiane. Lufta në Ukrainën është një vijë ndarëse mes botës që ë njohim mirë të mungesës së të drejtave të lirive që ne e njohim mirë, të izolimit dhe të dhimbjes nga një regjim autoritar dhe botës që kemi sot, e cila është pakrahasimit më e mirë se ajo që kishim. Qëndrimi ynë nuk është një qëndrim parimor, por jetësor, ekzistenca, në raport me fëmijët tanë dhe këtë atdhe që e kemi trashëgimi nga të parët tanë.

Folëm për çeljen e bisedimeve, unë mbeten aty ku kam qenë më parë, është çështje e misionit europian. Ke e ka thënë më përpara që Shqipëria duhet të ulen në tryeze, por nuk e ka arritur për shkak të Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të gatshëm për anëtarësimin, por nuk do të humbasim asnjë minuta nga ai pak gjumë që flemë, sepse do të vazhdojmë të bëjmë njësoj punën.

Sa më parë ta bëj KE aq në nderin e tyre është, sepse po kalon shumë kohë duke premtuar dhe duke mos mbajtur premtimet. Nuk është vullneti i KE, por çështje bllokimi mes 2 vendeve të tjera Maqedonisë dhe Bullgarisë.”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.