Edhe këtë herë, Armand Duka arriti të triumfojë në garën për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke u zgjedhur për herë të 6-të radhazi në krye të saj. Ndërkohë,përveç votimit për presidentin, në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore u votua edhe për Komitetin Ekzekutiv, ku një vend të sigurt e kishin presidenti, kreu i Shoqatës së Arbitrave dhe një nga kandidatet, Anila Basha, si e vetmja femër, e cila i mori edhe votat.
Në përfundim të votimeve, rezultati nxorri fitues këto emra si pjesë të KE të ardhëm: Abdyl Kuriu (38 vota), Anila Basha (35 vota), Arben Dervishaj (39 vota), Bardhyl Jera (35), Envi Hicka (30 vota), Ervin Canollari (37 vota), Gjergji Petro (34 vota), Lutfi Nuriu (39 vota), Pano Xhixho (36 vota) dhe Ylli Çekiçi (34 vota).
Për një vend si anëtar të Komitetit Ekzekutiv ishin në garë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj dhe Ylli Ҫekiҫi.
