Grupi i Rithemelimit nëpërmjet një kërkese të drejtuar kryetares së Kuvendit, i ka kërkuar kësaj të fundit një interpelancë me Kryeministrin e vendit, Edi Rama. Janë gjithsej 9 deputetë që e kërkojnë këtë interpelancë me kryeministrin lidhur me Gjendjen e Rezervës së Sigurisë së Naftës dhe për Gjendjen e Rezervave Materiale të Shtetit.
Gjithashtu, kjo interpelancë me Ramën kërkohet edhe për paketën për përballimin e krizës. Në këtë kërkesë thuhet se “në kushtet e gjendjes së luftës në Ukrainë kërkohet interpelancë për:
1- Paketa e masave për përballimin e krizës.
2- Gjendjen e Rezervave Materiale të shtetit
3-Gjendja e Rezervës së Sigurisë të Naftës.
