Në bashkëbisedimin që po bën me përfaqësuesit e bizneseve të vogla, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera, ka përmendur sërish koncertin e këngëtarit Maluma i cili u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Rama siguroi qytetarët për të disatën herë se nuk është bërë asnjë investim në lidhje me ardhjen e tij këtu. Ai shtoi se në fillim ka menduar që “Maluma” ishte ndonjë epitet i vendosur për ndonjë ministër, pasi nuk e ka njohur më parë kush ishte Maluma.
“Më parë po ja kaloj fjalën Lalit për Malumën, që unë deri dje nuk e dija kush ishte , mendoja mos ishte ndonjë epitet i ngjitur ndonjë ministri, burrë apo grua çfarë është. Turp është të protestosh apo turp është të bësh koncertin e Malumës nëse mendohet nëse e kemi bërë ne ose jo. Në atë koncert nuk kemi paguar asnjë qindarkë. Mua më vunë abazhurin, që e kanë sjellë italianët, por s’kam c’të bë. Ai abazhuri ka qenë aty dhe mbi kokën e kryeministrave të tjerë, tani dollisë unë e kam blerë dhe më kanë hutuar sheikët e Dubait dhe dua ta bëj tavanin si sheikët atje.”, tha Rama.
