Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Alma Lama u shkarkua sepse e prezantoi Kosovën si shtet islamik

21:42 / December 30, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alma Lama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alma Lama, ambasadorja e Kosovës në Itali vazhdon të kryejë punën e saj, pavarësisht se presidenti, përmes dekretit, kërkoi shkarkimin e saj. Dekreti i nënshkruar më 23 nëntor e urdhëron Ministrinë e Jashtme ta zbatojë atë. Por, sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrie, Fitim Sadiku, ka thënë për KTV-në se zyrtarisht Ministria e Jashtme ende nuk e ka njoftuar Lamën për afatin kohor për tërheqjen e saj nga pozita e ambasadores.

Nga ana tjetër, Lama është treguar aktive javëve të fundit në Romë, duke dhënë intervista për media italiane dhe duke i publikuar ato në rrjete sociale. Ish-deputetja e Vetëvendosjes dhe më pas e LDK-së, nuk ka kthyer përgjigje për arsyet e largimit të saj nga misioni diplomatik dhe për situatën e paqartë të krijuar rreth postit të saj. Ndërkaq, zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka thënë se vendimi për tërheqjen e saj është i nënkuptueshëm, duke marrë parasysh historinë e emërimit të saj.

Burime të afërta me këtë zhvillim brenda MPJ-së, kanë treguar se kërkesa për tërheqjen e Lamës nga misioni diplomatik, është bërë për shkak se ajo e ka paraqitur Kosovën si shtet islamik. Alma Lama u emërua ambasadore e Kosovës në Itali më 2016, vetëm pak kohë pasi qëndroi në sallën e Kuvendit për të bërë kuorumin dhe për të zgjedhur Hashim Thaçin president.

Ambasadore Kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Profil | Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës

09:50 / October 7, 2026

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.