Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, kur është shprehur se qeveritarët shqiptarë kanë folur me organizatat kriminale dhe kanë porositur vrasje. Sipas tij, kjo është zbuluar nga një celular special.
Në emisionin “Ora e Betit”, Berisha ka thënë se politikanët kanë përdorur një celular special pa kartë dhe me të kanë bërë shumë biseda. Ish-kryeministri tha se ky celular quhet “BQ” dhe ai ka të dhëna konkrete për këto komunikime.
“[…] E vërteta është krejt tjetër. Prandaj Shqipërisë nuk ja hapin. Ekziston një breshëri e tillë deklaratash ku ka progres, por ekziston një dosje e madhe e telefonit “BQ” e cila i ka bërë radiografinë këtij regjimi. Është një telefon special ai. Ata që e kanë përdorur i kanë bërë vetes radiografinë. Kjo është një nga shkaqet kryesore se pse Shqipëria mbetet këtu ku është pse Serbia mbetet aty ku është.
Ky na qenka një telefon pa kartë të cilin rëndom e kanë përdorur dhe qeveritarët tanë. Me kë kanë folur…kanë folur me kë kanë dashur vetë. Kanë folur me organizatat kriminale. Kanë porositur vrasje, po po. Kanë porositur vrasje. Unë sot e mora vesh se unë kujtoja se ishte ndonjë aplikacion kjo “BQ” ky qenka telefon pa kartë. Ky është cunam i nëndheshëm. Unë pa të dhëna konkrete nuk e nxirrja sonte këtë çështje këtu. Po tregoj këtu lidhje vertikale në të gjitha nivelet me krimin”, u shpreh Sali Berisha.