Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kriza në PD, Salianji: Basha duhet të tërhiqet pa kushte për Berishën, ka përgjegjësi për humbjen si kryetar partie

08:39 / March 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
B7683F46 D1B9 4F21 8539 B7E16210EC61
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Ervis Salianji deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të dorëhiqet nga drejtimi i partisë. I ftuar në RTSH, Salianji u shpreh se as Berisha nuk e bën dot partinë fituese. 

“Kryetari i partisë duhet të tërhiqet por edhe Berisha duhet tëtërhiqet. Berisha nuk e bën dot partinë fituese. Por unë sot nuk i kërkoj dot llogari Berishës sot por kryetarit të partisë të cilit i është dhënë besimi i partisë. 

Kushdo që mendon se dhuna sjell në politikë ndonjë lloj përfitimi e ka gabim. Si përfaqësues politik them se PD nuk është dot fituese sepse doli e treta me Lulzim Bashën. Duhet tëtërhiqet për të bërë afrimin. Dy nënkryetarë kanë dhënëdorëheqjen duke mbajtur përgjegjësitë që nuk i kanë”, tha Salianji. 

Ai theksoi se duhet krijuar një komision me një grup njerëzish për të negociuar me pjesën e shkëputur të Partisë Demokratike. Salianji u shpreh se Basha duhet të heqë truku se nuk tërhiqet nëse nuk ikën edhe Berisha pasi ky i fundit është tashmë i përjashtuar. 

“Nuk bëhet fjalë për asnjë interes personal. PD nuk ka shqetësim në grupin e saj që mund të zëvendësohet. Ajo që secili prej nesh ndjen përgjegjësi. Unë kam thënë që kulti i individit duhet të rrëzohet në parti. Unë i qëndroj parimeve. Mund të jesh edhe pakicë në një moment por ti lufton për parimet e tua. Kur del i treti në zgjedhje dhe thua jo po më bënë kurthe jo po kishte sfida. Prandaj je në krye të partisë që t’i kapërcesh. Unë mendoj që PD duhet të krijojë një nukël me një grup njerëzish që tënegociojnë me pjesën e shkëputur të PD për të bërë bashkim. PD nuk bëhet dot fituese nëse Berisha nuk tërhiqet. 

Basha duhet të tërhiqet. Nuk ka lidhje me Berishën. Berisha është i përjashtuar. Lulzim Basha duhet t’i hapë rrugë rritjes sëPartisë Demokratike. Ky është truk që thonë unë nuk tërhiqem nëse nuk tërhiqet ai. Çfarë humb Shqipëria nëse largohet LulzimBasha?! Është fyese deklarata që unë nuk tërhiqem nëse nuk ikën Berisha. Pse çfarë është PD, vetëm dy njerëz ka?”, u shpreh ai.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.