Luana Vjollca ka kohë që është larguar nga ekranet televizive, por mbetet prezente me postime në rrjetet sociale.
Moderatorja numëron mbi dy milionë ndjekës vetëm në Instagram, ku edhe sjell imazhe të ndryshme që pëlqehen e marrin vëmendje.
Së fundmi, Luana ka publikuar një fotosesion ku shihet e veshur me një kostum me print tigri. Biondina bukuroshe u shfaq me një makijazh të theksuar dhe flokët e valëzuara i la të kapura lartë, ndërsa dukej plot shkëlqim.


