Shumë socialistë janë mbledhur sonte në lokalin ngjitur me selinë e Partisë Socialiste, apo siç njihet ndryshe në lokalin e Shefikatit.
Ata po darkojnë dhe në këtë festë, nëse mund të konsiderohet e tillë, marrin pjesë drejtues të Partisë Socialiste, ministra të kabinetit qeveritar etj, raporton zoom.al. Deri tani nuk dihet ç’po festojnë socialistët.
Për shkak të pranisë në lokal të shumë emrave të rëndësishëm të qeverisjes socialiste, e gjithë zona rreth lokalit ka forca të shtuara policie, duke tërhequr edhe vëmendjen e shumë kalimtarëve.

