Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Maluma bëhet shkak i sherrit mes Sarah Berishës dhe Dj PM, zbulohet çfarë ndodhi me çiftin para koncertit të këngëtarit

22:07 / March 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sarah Berisha Maluma PM 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Sarah Berisha dhe DJ PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim Krasniqi, kanë vendosur që të jenë më të rezervuar rreth lidhjes së tyre. Ata postojnë rrallë në rrjetet sociale foto a video me njëri-tjetrin dhe në intervista kanë thënë se tashmë është koha që ata të njohin njëri-tjetrin larg vëmendjes së publikut.

Por, fakti që ata mundohen të qëndrojnë privatë e ka rritur shumë kuriozitetin te fansat për të ditur se çfarë ndodh me ta. Në një intervistë në “Top Albania Radio”, Sarah zbuloi ditën e sotme se një nga gjërat për të cilat zihen më shumë janë veshjet dhe fakti që ajo nuk e dëgjon shumë se çfarë i thotë PM. Madje tha se edhe për veshjen në koncertin e Malumës kishin ‘debatuar’.

“Njerëzit mbase në Instagram duan të shohin atë që ata duan. Kemi një marrëdhënie si çdo çift. Kemi luhatje, zihemi. Për shembull për veshjet zihemi shpesh, se PM nuk i pëlqen diçka, unë e vesh sepse shkoj me mendjen time. Ai mundohet për të mirë, por unë ia marr mbrapsht. Kur shkuam te koncerti Malumës, më tha “Pse nuk vesh hoodie?”, kurse unë doja të vishja crop-top. Dhe e vesha sepse doja të nxjerrja pak barkun. Kur unë i them çfarë të veshë, ai më dëgjon. Më shumë po rrimë në Tiranë dhe unë e ndjek në një pjesë të koncerteve. ”-tha blogerja.

Bashkë me të në intervistë ishte edhe e motra, Ditea, e cila njihet jo vetëm si blogere në rrjetet sociale por së fundmi ka nisur edhe një aventurë të re si moderatore në Top Channel. E pyetur rreth komenteve negative që vinin në Instagramin e Sarah kur ajo ishte në Big Brother VIP, Ditea tha:

“Gjëja më e çuditshme ishte që disa persona më parë i kishin shkruar dhe Sarah i kishte kthyer përgjigje. E më pas ktheheshin me gjuhë urrejtje. Kam kaluar dy muaj plot stres dhe ishte shumë presion i madh. Dola vetëm në dy intervista dhe hoqa dorë. Njerëzit gjenin komente për çdo gjë. “Pse nuk e ka hequr makeup”-etj. “-tregoi Ditea.

Nga ana tjetër, dy motrat u shprehën se do kishin shumë dëshirë që në të ardhmen të kishin një emision së bashku.

“Do më pëlqente të kishim një program të dyja. Një gjë që e kemi shumë qejf është që të kemi një biznes, por edhe nëse televizioni vijon të na jap sukses, do donim shumë të ishim bashkë në një program.”-tha Sarah.

Megjithatë, të pyetur nëse kanë ndonjë plan konkret, ato u shprehën se aktualisht janë të fokusuara në emisionet përkatëse që iu janë besuar dhe nuk kanë ende asnjë projekt për ta vënë në jetë.

Sarah Ditea Berisha Panorama Plus1

koncertit sara sherrit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.