Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha po udhëhiqet nga proverbi shqiptar çudia më e madhe 3 ditë zgjat

22:12 / March 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besnik Mustafaj publicist
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së, Besnik Mustafaj, e ka cilësuar jo normale deklaratën e bërë nga një pjesë e deputetëve demokratë të cilët kanë kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha mos garojë për kreun e Partisë Demokratike. Në një intervistë Mustafaj tha se është e pamundur që t’i kërkosh Berishës një gjë të tillë, kur është ky i fundit që ka vënë gjithë partinë në lëvizje.

“Askush nuk mund t’i thotë Berishës: “Mos garo”. Të gjitha ata që e mendojnë se Berisha nuk e meriton, atëherë këta duhet të bëjnë fushatë, për të bindur demokratët që mos e votojnë, por nuk mund t’i mohosh Berishës të garojë. Edhe vetë Berisha e ka thënë se Lulzim Basha mund të garojë në zgjedhjet për kryetar në 30 prill” – tha Mustafaj.Mustafaj tha se zërat e deputetëve por dhe nervozizmi i tyre në dukje tregon se ata e kanë humbur besimin se Basha mund të japë dorëheqjen.

Atëherë çfarë po përpiqet të bëjë Lulzim Basha? “Po përpiqet të fitojë kohë. Mund të mos ikë. Basha po udhëhiqet nga një proverb shqiptar se “çudia më e madhe 3 ditë zgjat”. Ai mendon se emocioni do kalojë, se deputetët do ta kuptojnë se janë më rehat me Bashën se me Berishën. Apo po aktivizon një korpus që nuk është i zgjedhur, që është mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve.

Ajo që është poshtëruese për PD por sidomos për Bashën është këmbëngulja për të mbajtur vulën dhe zyrën pa anëtarë. Ky është i gjithë paradoksi. Të gjitha fijet të çojnë tek vetë Basha, që e bën veten të paqenë para opinionit publik”, tha Mustafaj.

Basha Besnik Mustafaj cudia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.