Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ushtria ruse ka vrarë 103 fëmijë që nga fillimi i konfliktit. Zelensky ka deklaruar se trupat ruse vijojnë të bombardojnë territorin ukrainas duke vrarë qytetarë të pafajshëm dhe midis tyre fëmijë.
“Trupat ruse vazhojnë të bombardojnë territorin ukrainas, qytetet tona, qytetarët tanë. Kharkivin dhe rajoni … Ata bombarduan bregdetin e Odesës. Qëlluan me raketa në Kiev. Goditën infrastrukturën civile të Zaporizhzhias. Që nga mëngjesi i sotëm, 103 fëmijë janë vrarë”, u shpreh ai.
Zelensky vuri në dukje gjithashtu se trupat ruse kanë shkaktuar “qindra herë më shumë dëme” në Ukrainë sesa në Donbas në tetë vjet luftë.
Sipas tij, 400 institucione arsimore janë shkatërruar në Ukrainë deri më sot, vetëm 119 të tilla në rajonin e Donetsk.
Ai bëri të ditur se ka biseduar me Prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe se Prokuroria e Ukrainës dhe agjencitë e zbatimit të ligjit tashmë kanë filluar të punojnë për të “sjellë pushtuesit para drejtësisë. Pushtuesit do të jenë përgjegjës për të gjitha krimet e luftës kundër ukrainasve”, përfundoi ai.