Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rritja e çmimeve, PD: Masat e qeverisë s’ndihmojnë konsumatorët, janë fasadë

10:51 / March 17, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 59
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtyrja e interpelancës së kërkuar nga PD me kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve ka sjellë debate në Kuvend. Sekretari i Grupit Parlamentar të PD Arbi Agalliu ka deklaruar para Kuvendit se maxhoranca nuk i mori parasysh propozimet e PD. Ai nuk i konsideroi masat e marra nga qeveria pasi ishin të parashikuara në buxhet dhe sipas Agalliut nuk ndihmojnë konsumatorin.

“Si sekretar i grupit parlamentar të PD jam këtu për të përcjellë shqetësimin. Si grup kemi kërkuar në interpelancë kryeministrin lidhur me situatën ekonomike në vend. Kemi rritje të theksuar të çmimeve. PD ka bërë disa propozime duke filluar nga reduktimi i tvsh për disa produkte të shportës apo ulja e barrës fiskale për produkte të tjera. Këto propozime s’u morën në konsideratë.

Ne përballemi sot edhe me abuzueshmërinë e sektorëve të caktuar. Ne s’jemi dakord me masat e qeverisë, nuk ishin masa sepse ishin programuar në buxhet, pjesa tjetër janë fasada sepse nuk ndihmojnë qytetarët. Rama është i detyruar të vijë ose të delegojë dikë për tu dhënë përgjigje deputetëve”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tabaku për lejen e ndërtimit te parku Tajvan/ Pa garë, pa konkurs e pa procedurë

20:39 / October 5, 2026

Agron Malaj në Kuvend: Banorët e Klosit, Xibrit dhe Martaneshit kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre

19:51 / October 5, 2026

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.