Situata e vështirë e krijuar tek Chelsea si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Anglia ndaj ish-presidentit Abramovich, ka bërë që shumë klube të hedhin sytë nga blutë për të “rrëmbyer” ndonjë lojtar. Kështu, klubi i Manchester United është duke monitoruar me kujdes situatën aktuale atje dhe kërkon të përfitojë nga kjo gjë për të bindur tranjerin Tuchel që të marrë drejtimin e “djajve të kuq”.
Sipas asaj që shkruan “Dailystar”, mësohet se United e ka kthyer në prioritet nënshkrimin me teknikun gjerman Tuchel. Tranjeri gjerman ka qenë mjaft i suksesshëm nën drejtimin e Chelsea duke fituar edhe Champions League në sezonin e tij debutues.
Megjithatë, bordi i “Djajve të kuq” po shikon edhe alternativa të tjera për zëvendësuesin e Rangnick ku përveç Tuchel, janë edhe emra të tjerë si Mauricio Pochettino dhe Julen Lopetegui.
