Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Pezullimi i Strakoshës, Duka në krah të Panuçit: Fitore për disiplinën, Kombëtarja mbi gjithçka…

14:53 / March 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për mediat në ditën e parë të grumbullit të ekipit Kombëtar, në prag të 2 sfidave eliminatore të Europianit. Kreu i FSHF-së vlerësoi atmosferën brenda ekipit, si dhe foli për lënien jashtë të Strakoshës nga trajneri Panuçi.

“Atmosfera brenda ekipit është e mirë. Ekipi në këto momente pothuajse është 100% gati. Futbollistët kanë arritur në hotel. Sot bëjnë stërvitjen e parë. Brenda nesh çdo gjë po përgatitet mirë. Gjithsesi atmosferën e një ndeshje kualifikuese kaq të rëndësishme, nuk është se po e ndjej. Nuk e di pse.

Në ambientin në përgjithësi nuk ka shumë interes. Ekipi patjetër që është i rëndësishëm, do mobilizohet maksimalisht. Ndeshja është shumë e rëndësishme, por jemi të rëndësishëm edhe ne që duhet ta mbështesim ekipin. Me njerëz në stadium, me media, sepse kjo është një gjë e rëndësishme që na bën të gjithëve krenar. Ti fillojmë mbarë eliminatoret e Europianit.

Largimi i Strakoshës…

Më vjen keq për portierin e Kombëtares, Strakosha. Është një nga lojtarët më të rëndësishëm. Një nga më kualitativët të skuadrës, por edhe disiplina është lojtar akoma më i rëndësishëm për skuadrën. Nga kontakti që kam pasur me trajnerin, portieri nuk ka pasur arsye objektive për të munguar.

Përderi sa gjithë shokët vijnë në orar, duhet të respektosh orarin. Është një humbje për skuadrën teknikisht, si dhe një fitore për disiplinën. Si dhe një mësim për lojtarin, që ekipi Kombëtar është mbi gjithçka.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Portugali-Spanjë/ “La Roja” godet në minutën e parë shtesë, Merino gjen avantazhin

23:01 / July 6, 2026

Fundi i një epoke? Neymar flet për tërheqjen pas eliminimit tronditës të Brazilit nga Botërori 2026

08:18 / July 6, 2026

Vendosi kualifikimin e Portugalisë, çfarë është teknologjia Trionda

11:51 / July 5, 2026

Sonte Franca sfidon Paraguain për një biletë në çerekfinale, Deschamps paralajmëron: Nuk është kundërshtar për t’u nënvlerësuar

14:47 / July 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.