Atdhe Xharavina, i cili u bë i famshmëm si ish-konkurrent i formatit televiziv “Përputhen”, është shpesh në qendër të mediave rozë. Së fundmi, ai është përfolur shumë pas prerjes së flokëve.
Atdheu tregoi se mori vendimin për të kryer një gjest të tillë për t’u solidarizuar me nënën e tij që kaloi kancerin, por edhe gjithë gratë e tjera që janë prekur nga kjo sëmundje.
Gjatë bisedës ai u surprizua edhe me një video-mesazh nga e motra, e cila ndër të tjera i shprehu urimin për ta parë çift me një brune.
Mirëpo vetë Atdheu nuk ngurroi të pranonte që aktualisht është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare.
Ai tregoi se vajza në fjalë është shumë xheloze dhe në fund i kërkoi falje për disa keqkuptime që kanë pasur në çift.
Ndërkohë, pasi u pyet nga Bieta për marrëdhënien e komentuar në media me Arjolën, Atdheu hodhi poshtë zërat që të ketë pasur një sherr mes tyre.
“Komunikimin e fundit e kam para dy-tre ditësh”, u shpreh ai, duke bërë të qartë se me Arjolën kanë një miqësi të mirë.
