Ambasada e Rusisë në Tiranë, i është përgjigjur “flakë për flakë” deklaratës që ka bërë dje ish-kryeministri Sali Berisha, kur para mediave u shpreh se GAZPROMI rus i kishte ofruar rryshfet që ai të refuzonte projektin e TAP-it kur ishte në krye të qeverisë. Ambasada ngre dyshime të forta se Sali Berisha ka kërkuar një “shumë përrallore” nga Rusia, që të refuzonte projektin e gazit.
“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”? – thuhet në njoftimin e Ambasadës së Rusisë në Tiranë.
