Para pak minutash, Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook” njoftimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, në të cilën paralajmërohet se “bota mund të përballet me shock-un më të madh të mungesës së naftës prej dekadash”.
Teksa komenton këtë postim, Rama u shpreh se kur para disa muajsh ai fliste për një krizë energjetike , shqiptarët nuk e besuan dhe menduan se Rama donte t’i trembte.
Po tani që çmimet e naftës në Europë janë mbi tonat e që rritja e tyre krahasuar me këtu është goxha më e madhe me ku ishin çmimet, si shpjegohet?, i drejtohet Rama me një pyetje qytetarëve.
