Është vënë në pranga 36 vjeçari Mariglen Përgjini, i lindur në Manati të Lezhës, gjatë operacionit ndërkombëtar “Avenue”.
Përgjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare për të shmangur identifikimin nga policia.
36 vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, dhe arrestimi i tij u arrit ndërmjet njësive FAST Albania dhe FAST Belgjika.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Intepol Belgjikën, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit për kstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Mariglen Përgjini akuzohet për vrasjen e Martin Shtjefnit në lokalin me muzikë live në datën 9 janar të vitit 2013.
